Aksidentohet për herë të dytë, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt! Ja si shfaqet gjendja e tij shëndetësore

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax, vetëm disa muaj pas një aksidenti që i shkaktoi dëmtime në kokë, është përplasur përsëri me biçikletën e tij.

21-vjeçari po udhëtonte në lagjen Los Feliz të Los Anxhelosit, në të njëjtën zonë ku ai pësoi incidentin e tij në korrik, kur u përplas me një automjet teksa po merrte një kthesë, shkruan TMZ.

Sipas mediva të huaja, thuhet se Pax po i jepte biçikletës së tij pa duar pak para përplasjes.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga TMZ, biçikleta e tij ka marrë një goditje të fortë nga dëra e pasagjerit në makinën me të cilën u ndesh.

Megjithëtë, Pax këtë herë duket se ja hodhi paq pasi si ai po ashtu edhe biçikleta nuk pësuan dëmtime të forta.

Videoja e marrë pas përplasjes tregon shoferin dhe pasagjerin e makinës që zbresin nga automjeti për të folur me Pax pas aksidentit. Në një moment, shoferi vendos dorën e tij mbi supin e Pax-it,  gjest ky në dukje ngushëllues.

Aksidenti i së premtes pason përplasjen gati fatale të Pax-it me biçikletën elektronike në korrik, në të cilën ai përfundoi duke u përplasur me një makinë të ndaluar në një semafor të kuq në një nga rrugët kryesore të Los Feliz. Dëshmitarët okularë thuhet se asaj kohe ata menduan se djali i aktorëve kishte vdekur.

Share With:
Translate »
62 Views