Aktori i famshëm kundër lojës që të gjithë bëjmë me fëmijët: “Duhet të jetë e jashtëligjshme!”

Komediani 43-vjeçar Russell Brand, gudulisjen e fëmijëve e cilëson si një veprim i cili duhet ndëshkuar me ligj pasi cënon privatësinë e tyre.

Ai madje ka pohuar për “The Daily Star” se është penduar që ka gudulisur djalin e shokut të tij komedian David Baddiel’s, të quajtur Ezra.

Po ashtu, ai ka premtuar se nëse sheh dikë që gudulis vajzat e tij, Mabel dhe Peggy do e gjuajë në grusht.

Brand më tej ka rrëfyer:

“Është një veprim që dëmton autonominë trupore të fëmijëve, duke shkelur të drejtën e tyre për privatësi dhe paqe. Do e gudulisje një të rritur? Do i fusje gishtërinjtë e tu në belin e tij apo nën sqetulla? Sigurisht që jo!”

Ndër të tjera, Russell u shpreh se i përçmon njerëzit që i gudulisin fëmijët!

Këta të fundit sipas komedianit nuk janë të rritur mjaftueshëm sa të vendosin për veten e tyre.

Share With:
Translate »
642 Views