Aktori i humorit zbulon vështirësitë e para të atësisë: Kërkoj gjumë me qira

Javën e kaluar, çifti i famshëm Xhensila Myrtezaj e Bes Kallaku u bekuan me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Ajka, është emri që ata të dy vendosën për të voglën e tyre.

Me ardhjen në jetë të Ajkës, Besi dhe Xhensila i dedikuan edhe disa fjalë të bukura teksa postuan të njëjtën foto në profilet e tyre në “Instagram”.

Por siç prindërit e dinë, së bashku me lumturinë se erdhi në jetë fëmija, vijnë edhe vështirësitë e para. E këtë e ka konfirmuar edhe aktori i humorit nëpërmjet një “Instastory’.

“Kërkoj gjumë me qera. Më duhet veç për nja 2 orë, e kthej prap!”, ka shkruar me humor Besi, duke lënë të kuptohet se Ajka e vogël e ka lënë pa gjumë.

Share With:
Translate »
844 Views