Historia prekëse nga fëmijëria e Luka Modriç, lojtarit më të mirë të Botërorit

Në futboll është e njohur terminologjia e luftës dhe terma të tilla si: gjuajtje, sulm, mbrojtje, bombardim etj. Por mesfushori kroat Luka Modriç, ashtu si të gjithë bashkëkombësit e tij nga Kroacia, di të bëjë diferencën mes lojës dhe luftës reale pasi e ka jetuar luftën.

Pasi Kroacia mbërriti në finalen e madhe të Botërorit, Modric u dallua mes lojtarëve të tjerë për talentin e tij. Dikur refugjat, Modriç ka një histori shumë prekëse të familjes dhe vuajtjeve që kanë kaluar për të arritur aty ku është sot.

Kur Modriç ishte vetëm 6 vjeç, familjarët e tij u detyruan të emigronin. Militantët serbë sulmuan qytetin Modrici, më 8 dhjetor 1991 dhe gjyshi i tij u qëllua për vdekje, shtëpia iu dogj dhe familja e tij u detyrua të largohej për të shpëtuar jetën.

Pasi u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre, Modriç dhe familja e tij u zhvendosën në qytetin e Zadarit, Kroaci.

“Ne jetuam në një hotel për shumë vite ndërsa luftonin financiarisht, por gjithmonë e doja futbollin”, ka treguar ai në një intervistë të 2008-s.

Modriç u rrit duke praktikuar futbollin në parkingje të zbrazëta ndërkohë që në sfond dëgjohej zhurma e frikshme e granatave. Por përkundër këtyre vështirësive, kapiteni i Kroacisë thotë se sot është më i fortë se kurrë për shkak të sfidave me të cilat është përballur.

“Lufta më bëri më të fortë, ishte një kohë shumë e vështirë për mua dhe familjen time. Nuk dua ta marr këtë me vete përgjithmonë, por as nuk dua ta harroj”.

Share With:
Translate »
714 Views