Aktoria e famshme shtatzënë dhe na e ka mbajtur sekret, tashmë të tre në dasmën e afërt

Aktorja e njohur bionde është në pritje të fëmijës së saj të parë. Nuk e ka pranuar ajo vetë, por duket se dikush ka nxjerrë sekretin. Ky burim është shprehur i bindur që Kirsten Dunst është duke pritur fëmijën e parë nga i fejuari i saj, Jesse Plemons. Dhe pse mbetet e pakonfirmuar nga Dunst, duket se gjithçka është e sigurt, madje burimi ka shtuar dhe që çifti po mendon të martohet në Austin pranverën e ardhshme. Aktorja zbuloi në shtator që fustanin do ia stilojnë dizajnerat e Rodarte, Kate dhe Laura Mulleavy. “Nuk mund ta imagjinoj ta bëj pa pyetur ata”, ka thënë ajo në atë kohë. Ndoshta tani do marrin parasysh edhe format e reja trupore të shtatzënisë, edhe pse duke mos ditur në cilin muaj është, nuk mund të thuhet nëse do të ketë lindur deri atëherë, apo do të jetë një nuse me një bark të bukur.

Share With:
Translate »
776 Views