Aktorja e famshme dhe vajza e saj rezultojnë pozitive me Covid-19

Ylli i Bollywood, Aishwarya Rai dhe vajza e saj 8-vjeçare kanë rezultuar pozitive me Koronavirus dhe janë karantinuar.

Lajmi vjen vetëm 1 ditë pasi babai dhe bashkëshorti i saj u shtruan në spital pasi dhe ata kishin marrë virusin.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë por bashkëshorti i saj 44-vjeçar Abhishek Bachchan shkroi në një postim në Instagram se të gjithë duhet të kenë kujdes, të mbajnë maska dhe të respektojnë distancimin social.

Share With:
Translate »
496 Views