Aktorja e famshme flet për lindjen e parakohshme të djalit dhe operacionet e vështira

Anna Faris ka folur për lindjen e parakohshme të djalit të saj, Jack, dhe si kjo gjë bëri që ai të përballet me disa probleme shëndetësore.

Aktorja 41-vjeçare tha në episodin e fundit të Jimmy Kimmel, se djali i tyre kishte kryer disa operacione.

“Kur Jack lindi dy muaj më herët, ishte një goditje shumë e madhe”, tha Anna. “Dhe befas, bota juaj ndryshon krejtësisht”.

Jack është djali pesëvjeçar i Anna me ish-bashkëshortin e saj Chris Pratt.

“Jack kishte disa operacione – një operacion të syrit dhe kishte një problem të vogël në zemër”, zbuloi Anna.

Share With:
Translate »
618 Views