Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë: Dhurata më e bukur për ditëlindje!

Aktorja e njohur turke, Melisa Pamuk, ka bërë publike lajmin e bukur se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmi u shpërnda nga bashkëshorti i saj, futbollisti Yusuf Yazici, i cili ndau këtë moment të veçantë me ndjekësit e tij në Instagram.

Yazici postoi një foto ku shfaqet dora e tij dhe e të porsalindurit, duke shkruar: “Dhurata më e bukur për ditëlindje.”

Melisa dhe Yusuf u martuan në maj 2024, dhe në shtator të po atij viti, aktorja njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së parë.

Share With:
Translate »
42 Views