Aktorja e njohur dje u bë nënë, sot na tregoi foton e bebit

Ditën e djeshme aktorja e njohur turkez Hazal Kaya u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Fikret.

Mediat turke bëjnë me dije se aktorja së bashku me bebin janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe çdo gjë po shkon më së miri.

Fikret ka lindur 2.68 kg dhe është i gjatë 46.5cm dhe tani mund të shohim foton e parë të tij.

I ati, Ali Atay ka publikuar në rrjetet sociale një foto, e cila duket të jetë shkrepur në momentet e para të lindjes.

Hazal shfaqet duke mbajtur në kraharor të birin, ndërsa Ali i dhuron një puthje në ballë.

Hazal dhe Ali i dhanë fund beqarisë në 6 shkurt të këtij viti.

Share With:
Translate »
615 Views