Aktorja e njohur jep lajmin e bukur, do të bëhet nënë për herë të dytë

Në rrjetet sociale është bërë tashmë e rrugës të jepen lajme të madhe: të bukura, por edhe të trishta. Edhe aktorja e njohur Anne Hathaway e ka dhënë në Instagram lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Nga një foto bardh e zi përpara pasqyrës, Anne tregon se është shtatzënë dhe kjo nuk ka të bëjë me skenë filmi.

“Nuk është për film. #2 I lëmë shakatë mënjanë, për çdo person që po kalon fazat e infertilitetit apo vështirësi në të ngelurit shtatzënë, ju lutem dua të dini që për asnjë nga shtatzënitë e mia nuk ishte një rrugë e drejtë. Ju dërgoj shumë dashuri”,-shkruan Anne Hathaway.

Aktorja është e martuar me biznesmenin Adam Shulman dhe ky do të jetë fëmija i dytë për çiftin.

Share With:
Translate »
482 Views