Aktorja e njohur konfirmon se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë
Julia Stiles është shtatzënë me fëmijën e dytë me bashkëshortin e saj, Preston J. Cook. Aktorja e njohur e konfirmoi lajmin gjatë daljes së fundit publike. 40-vjeçarja u pa në tapetin e kuq të shfaqjes speciale “The Humans”, të mbajtur në Village East Cinema në New York City të enjten.

Ky do të jetë fëmija i dytë i aktores me burrin Cook, me të cilin u martua në shtator të 2017-ës ndërsa ishte shtatzënë me djalin e tyre, tani 4 vjeçar, Strummer. Ylli i “Silver Linings Playbook” u takua me Cook në xhirimet e thrillerit “Blackway” të vitit 2015.

