Aktorja më e vogël e humorit gjendet tek “Kosherja”

Nuk kanë së përfunduari surprizat në spektaklin e humorit “Kosherja”. Pas personazheve të njohur që mezi i kishim pritur nga Gjini deri te figurat politike si kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha duket se radha i kaloi fëmijëve.

Bëhet fjalë për aktoren e vogël, Viola Shehu, e cila shfaqet nën petkun e “Gretës”, ku tregon me plot të gjitha problemet që po has nga pandemia Covid-19.

“E dashur teta ‘Pandemi”, është edhe fraza më të cilën ajo e nis monologun e saj.

Ndërkohë është pëlqyer pafund nga publiku, sa që menjeherë pas lënies së skenës kanë filluar ta shpërndajnë në rrjetet sociale.

Share With:
Translate »
559 Views