Aktorja plotëson ëndrrën e fansave: Rikthen serialin e famshëm pas 15 vitesh!

ë gjithë fansat e filmit për adoleshentë, “Lizzie McGuire”, vëmendjen këtu! Hilary Duff do të luajë sërish rolin e personazhit tonë të preferuar në seritë e reja që nisin së shpejti!

Seriali i famshëm, risjell Lizzie-in si një 30-vjeçare të rritur dhe më të sigurtë në vete.
Kësaj here, Lizzie vjen më e mençur dhe me një buxhet më të madh për të blerë këpucë.

Bën punën e saj të ëndrrave në New York dhe ka të dashurin perfekt, i cili punon në një restorant në Soho.

Gjithsesi edhe pse jeta e saj duket më e qartë se atëherë kur ishte 15-vjeç, Lizzie ende është në kërkim të asaj që do të bëjë më pas.

Fansat nuk mund të ishin më të lumtur pas këtij lajmi, të cilin e presnin prej 1 dekade. Kush flet më mirë se reagimet e Twitter-it?

Seriali do të transmetohet në Disney+ dhe deri në publikimin e trailer-it të ri, kujtoni Lizzie-n e vjetër!

Share With:
Translate »
424 Views