Aktorja reagon (jo dhe aq qetë) pas zërave se është shtatzënë

Halle Bailey, prej kohësh ka ngjallur pretendimet se është shtatzënë me partnerin e saj, Darryl Dwayne Granberry Jr. Ajo thjesht publikoi një foto në Snapchat dhe njerëzit menjëherë komentuan hundën e saj.

Aktorja reagon (jo dhe aq qetë) pas zërave se është

Sado e çuditshme të duket, është e vërtetë! Komentuesit aluduan se Halle ka “hundën e shtatzënisë” (shumë vajza dhe gra pretendojnë se gjatë shtatzënisë, u ka ndryshuar hunda dhe nuk është kthyer më si më parë. Kjo ndodh për shkak të rritjes së hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni, të njëjtat që fryjnë këmbët dhe duart, bëjnë që që muskujt dhe kockat e buta në hundë të zgjerohen dhe e bëjnë hundën të duket më e trashë dhe si rezultat, të ketë një formë tjetër).

Aktorja reagon (jo dhe aq qetë) pas zërave se është

GETTY

Aktorja reagoi, duke paralajmëruar komentuesit që të mos flasin për pamjen e saj të jashtme. “Nëse shoh edhe një tjetër njeri që thotë diçka për hundën time, do ta paguajë”. Ajo shtoi se është një njeri me ngjyrë dhe se e do hundën e saj. “Ç’ju shqetëson? Më lini të qetë, dreqin!”, tha aktorja.

Aktorja reagon (jo dhe aq qetë) pas zërave se është

Por kjo s’është se i ndali njerëzit. “Fakti që ajo foli për hundën, por heshti për shtatzëninë, më bind se thashethemet janë të vërteta”; “Zemër, jo thjesht hunda, por edhe zëri të ka ndryshuar. Je shtatzënë”; “Boll na gënjeve sikur nuk je shtatzënë, Halle”; “E dallojmë që hunda është zgjeruar dhe kjo ndodh kur je shtatzënë”, ishin disa nga komentet që qarkullonin nëpër rrjetet sociale.

Share With:
Translate »
58 Views