Aktorja shqiptare ka lindur shtatanike dhe domethënia e emrit është kaq e veçantë

Njihet nga të gjithë si ‘Ola’ dhe pse emri i saj gjatë është Gladiola Harizaj, një aktore e ekranit shqiptar.

E ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo ishte së bashku me bashkëshortin Ervin Bejleri, ku zbuloi se ka lindur shtatanike.

Moderatorja pyeti nëse kuptohet për këtë pasi nxitohet për të bërë gjëra, ndërsa Vini nuk ngurroi të përgjigjet: “Nuk dallohet fare, është gjithmonë në kërkim të atyre dy muajve”. 

Gjithashtu Ola tregoi historinë e emrit të vendosur nga gjyshi, i cili ishte menduar komplet ndryshe.

 “Ime më dhe im atë në atë kohë kishin vendosur dy emra. Amantia donte im atë dhe Melisa donte ime më. Kishin menduar që do e hidhnin me short se kush do fitonte. 

Në ditën që kam lindur, në prill nuk ka ndodhur kurrë që të celnin lule Gladiola sepse lindin në maj, qershor. Gjyshi im del në ballkon dhe thotë mqs ka lindur para kohe dhe kjo lule lindi para kohe, do ia vendosim emrin Gladiola”, tha aktorja.

Share With:
Translate »
1543 Views