Aktorja shtatzënë lejon qenin ta lëpijë në fytyrë por kjo gjë ndalohet rreptësisht nga gjinekologët
Ka kaq shumë gjëra për t’u patur kujdes kur jeni shtatzënë saqë çdo veprim i përditshëm duket se shndërrohet në një mision të vështirë për t’u përmbushur ! Çfarë duhet të hani, si të visheni, si të flini etj! Nënat e reja e marrin këtë informacion nga burime të shumta përfshirë, librat, mjekët, mikeshat apo nënat e tyre por shtatzënia ndryshon nga gruaja në grua dhe si e përjeton njera nuk e përjeton tjetra. Megjithatë disa gjëra u ndalohen të gjitha grave gjatë shtatzënisë së tyre, kjo sepse vendosin në rrezik shëndetin e tyre e të foshnjes së palindur! Një ndër to është puthja e kafshëve ! Nëse deri tani keni lejuar katërputrakun tuaj, apo një qenush të zakonshëm t’ju lëpijë, gjatë shtatzënisë nuk duhet të keni kontakt fizik kaq të afërt me qentë.
Së fundmi aktora Hilary Duff është kritikuar nga fansat sepse ka postuar një fotot të qenit të saj Izzy duke e lëpirë në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Rreziku për t’u prekur nga infeksionet është tepër i lartë dhe këto të fundit mund të rrezikojnë edhe jetën. Aktorja 31 vjeçare është në pritje të fëmijës së dytë dhe në pak ditë ajo pritet të lindë. Megjithatë kjo s’e ka ndaluar atë të përkëdhelet me kafshën e saj shtëpiake, ndonëse risku për infeksionin sepsinë që mund të shkaktojë dëmtimin e indeve, dështimin e organeve dhe vdekjen brenda disa ditësh nga fillimi i simptomave është i lartë.
Kjo ndodh kur sistemi imunitar është i dobët e keni probleme të tjera shëndetësore , por gratë shtatzëna duhet të tregohen veçanërisht të kujdesshme gjatë nëntë muajve në mënyrë që të mos rrezikoheni nga asnjë bakter.