Malia Obama i futet muzikës, del videoklipi i saj i parë

Ish vajza e parë e Amerikës, Malia Obama është kthyer në qendër të vëmendjes duke u shfaqur në një video muzikore.

E veshur me një bluze të gjerë, ajo ka luajtur harmonikë në projektin muzikor “Walking on air” të grupit të rrokut New Dakotas.

Kurrë nuk kam dëgjuar për ta? Nuk je i vetmi.

Këngët e tyre nuk janë shumë të njohura dhe nuk marrin miliona klikime në Youtube. Vëmendja mund ti vijë nga përfshirja e Malias, e cila shihet duke thënë edhe tekstin në disa momente.

Pritet që ky projekt ti japë vëmendje të madhe grupit dhe të kthejë vajzën e ish-presidentit Obama në një superyll.

Share With:
Translate »
696 Views