Alba dhe Limi në pritje të ëmbël? Zbulohet arsyeja e largimit të çiftit nga reality-show, Alba bëri analizën e gjakut
Dalja e dy personazheve të Ferma Vip nga reality show, Limit dhe Albës befasoi publikun pasi ishte një vendim shumë spontan nga të dyja anët.
Ndonëse dy konkurrentet nuk dolën njëherazi, nuk kaluan 24 orë derisa ata e gjetën veten jashtë me Limin që pasoi pas Albës.
Mirëpo sipas IconeStyle, thuhet se ky vendim nuk ishte rastësor, nga një spital privat në Tiranë, e vërteta është më e thellë.
Mësohet se Albës i janë kryer testet e gjakut për shtatzëni pak përpara largimit nga programi. Dyshohet se çifti mund të jetë në pritje të një fëmije, dhe kjo të ketë qenë arsyeja e largimit të tyre të përbashkët dhe të papritur nga spektakli.
Nga ana tjetër nga dyshja nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë, madje pas daljes ata kanë postuar foton e parë së bashku.
Alba ka postuar në Instagram një selfie të saj, me dorën e Limit që i prek faqen.
Ish-konkurrentja e ka shoqëruar imazhin dhe me një mbishkrim të cilin e përdorte shpesh brenda fermës: “Loyalty over love; Besnikëria mbi dashurinë”.
Kjo foto ka bërë që rrjeti të ziejë pasi nuk dihet sesi marrëdhënia mes çiftit do të vazhdojë jashtë.

Ishte Alba e para e cila në prime-n e kaluar kërkoi të dilte nga ferma, një vendim që u bë fakt i kryer 24 orë më mbrapa.
Ajo çfarë befasoi publikun ishte ikja e banorit tjetër, Limit, i cili e la lojën vetëm pak orë pasi u largua konkurrentja me të cilën ai kishte krijuar një romancë, që ditëve të fundit duket se nuk po shkonte mirë.
E ndërsa Alba e mori vendimin për të dalë me arsyetimin se nuk duronte më sjellen që Limi bënte ndaj saj, ky i fundit u shpreh pas daljes se: “Nuk po duroja dot më, dua të dal, të vazhdoj jetën time, jetën normale, punët e mija. Kam shumë përgjegjësi jashtë dhe duhet të ikja sezbën,” u shpreh ai.
Kujtojmë që Alba dhe Limi kanë qenë në qendër të vëmendjes në Ferma VIP, pasi dyshja kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit.