Alban Musa për bashkëshorten: E kam njohur në dasmën e babait tim, është mbesa e njerkës…

Moderatori i njohur Alban Musa ka qenë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel me Erjola Rusin.

Si rrallë herë ai ka folur për jetën e tij private dhe madje është përlotur. I pyetur se si u njoh me bashkëshorten e tij Anisën, ai shprehet se e ka njohur në ceremoninë martesore të babait të tij, i cili vendosi të krijonte një jetë të re, pas vdekjes së të ëmës. Albani tregon se Anisa është mbesa e njerkës së tij.

Erjola Rusi: Historia e njohjes me Anisën është shumë e veçantë. Ti e njohe në një dasmë apo jo?

Alban Musa: Po është e veçantë. S’ka qenë një dasmë e mirëfilltë, por ka qenë një ceremoni. Pasi ime më ndërroi jetë, im at disa vite më vonë, vendosi të rimartohet. Sigurisht duke na pyetur ne fëmijët dhe secili ka të drejtën e jetës, sepse babai ishte i ri. Mamaja ndërroi jetën në moshë shumë të re 56 vjeç dhe im at ishte vërtet i ri.

Erjola Rusi: Ishte e vështirë ta shihje përkrahë një gruaje tjetër?

Alban Musa: Është e vështirë, është e vështirë ta pranosh, jo faktin që dikush do i zërë vendin nënës tënde sepse gjithsecili ka vendin e vetë, por është jo e vështirë, por është ndryshe. Një ndjesi ndryshe në të cilën ti nuk e kupton, a po ndodh vërtet, apo është një gjë që nuk po ndodh, është një pozicion i vështirë, sidomos kur je adult. Im at u martua me këtë zonjën shumë të respektuar për të cilën ne kemi jashtëzakonisht shumë respekt dhe e duam shumë, as nuk diskutohet kjo. Fjala njerkë është një fjalë e ashpër, por jo të gjitha janë ashtu. Në ditën që ka bërë ceremoninë im at unë jam njohur me Anisën, sepse Anisa është vajza e motrës, e ka teze. Pra është mbesa e njerkës sime.

Share With:
Translate »
66 Views