Albëria ka shumë arsye për të qënë gjyshe krenare

Albërie Hadërgjonaj është një nga këngëtaret më të pashme të ekranit shqiptar. Edhe pse prej disa vitesh ajo ka marrë edhe statusin e gjyshes, duket sikur mbi të koha nuk lë aspak shenjë e madje arrin të konkurrojë për bukurinë edhe shumë 25-vjecare të ekranit.

Elektra është mbesa e parë e Albëries, vajza e vajzës së saj të madhe, Agnesa Hadërgjonaj me të cilën këngëtarja shqiptare ka një marrëdhënie të vecantë. Elektra është ende shumë e vogël, rreth 3 vjec por familja e saj e ka rritur dhe edukuar me një dashuri të madhe për artin, zakonet e traditat shqiptare.

Pak minuta më parë Albëria ka treguar se mbesa e saj është në shpirt një atdhedashëse po aq e madhe sa gjyshja e saj. Duke qenë se për një kohë të gjatë ka jetuar jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, Albëria gjithmonë e ka treguar se ka një dashuri dhe mall të madh për vendin e saj. Po njësoj edhe Elektra e pëlqen shumë vendin tonë, kostumet popullore dhe muzikën. Në një foto që Albëria ka publikuar, mbesa e saj shfaqet e veshur me një kostum popullor të Tropojës e Rugovës.

“Elektra me veshjen e Rugovës-Tropojës. Më mungon shumë!”,- shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit.  Vogëlushja duket me të vërtetë shumë bukur me ngjyrat shqiptare.

Share With:
Translate »
1285 Views