Mia, kacurrelsja më e bukur e plazhit

Mia është një prej fëmijëve të famshëm të showbizit edhe pse ende nuk kemi mundur t`ia shikojmë fytyrën. Mami Rudina është përpjekur ta mbrojë imazhin e vajzës dhe ia ka dalë. Megjithëse fakti që nuk e ka zbuluar plotësisht e bën festë çdo postim fotoje të Mia luleqingjit, siç e ëma e quan. Po ajo s`është më e vogël. Rudina e publikoi një foto të sajën të shkëputur nga fundjava që kaluan në det. Për momentin kaq mund të shikojmë. Rudina ka premtuar se do ta nxjerrë ndonjë ditë në programin e saj.

Share With:
Translate »
957 Views