Albumi i ri i Jay Z zbulon një të vërtetë të frikshme për të ëmën
Jay Z ka zbuluar se nëna e tij, Gloria Carter është lezbike, përmes një kënge në albumin e tij “4:44”. Gjatë kësaj jave, nëna e reperit ka folur për seksualitetin e saj për herë të parë, në një intervistë të dhënë së fundmi. Ajo ka kujtuar se e bëri djalin e saj të lotonte me rrëfimin e saj. “Unë dhe djali im flasim shumë me njëri-tjetrin”, shpjegon Gloria. “Isha ulur dhe po i tregoja atij një ditë se kush isha. Përveçse jam nëna jote, unë kjo jam. Kjo është jeta që unë jetoj”. “Ai nisi të qante dhe më tha: “Duhet të kesh jetuar një jetë të tmerrshme mami” dhe unë ju përgjigja se jeta ime nuk ishte e tmerrshme por thjesht e ndryshme nga të tjerët”.