Alesia Filipi: Sindroma Tourette, çrregullimet motorike që reflektohen në përplasjen e syve, kollitjen, veprim të pakontrolluar të qafës, qepallave…

NË NJË VEND TË VOGËL DHE TË VARFËR SI SHQIPËRIA, KU SPECIALISTËT NUK MUNGOJNË, POR KUSHTET JANË TË VËSHTIRA, QOFTË NGA ANA DIAGNOSTIKUESE POR EDHE NGA ANA FINANCIARE, DISA SINDROMA JANË POTHUAJSE TË PANJOHURA OSE NEGLIZHOHEN NGA PAMUNDËSIA.

Nga puna e përditshme në kontakt me njerëz me sindroma të ndryshme hasen vështirësi, duke përfshirë këtu qoftë aspektin emocional por dhe profesional.

Sindroma Tourett-it ka qenë një motivim për mua për të zbuluar rreth saj,  dhe shtysë për të tjerat. Shumë prindër stepen që nga emri që ka, ndihem keq por ndjej njëkohësisht forcë për t’u dhënë shtysë, sepse në mungesë të informacionit, shumica e  prindërve tremben.

Sindroma Tourette është e panjohur, por jo e rrallë në llojin e saj për nga komplikacioni por edhe nga aspekti klinik.

Sindroma Tourette (e quajtur ndryshe edhe Sindroma e Tourettit, Çrregullimi Tourette, Sindroma Gilles de la Tourette, GTS, ose thjesht Tourette) është një çrregullim neurologjik i trashëguar me fillesë në fëmijëri, e karakterizuar nga shumë tike motorike dhe të paktën një tik zanor që ka shumë vështirësi në trajtim, por jo e pamundur . Tourette konsiderohet vetëm si një pjesë e spektrit të çrregullimeve të tikeve, e cila përfshin edhe ato kronike.

Midis 1 dhe 10 fëmijë në 1.000 janë më Tourette.

Por si mund ta dallojmë fëmijën tonë që herët?

Të gjithë fëmijët kanë disa tike ose lëvizje që rikuperohen gjatë jetës në periudha të shkurtra dhe janë pothuajse të papërfillshme për një fëmijë normal, nëse nuk kapen që në fëmijëri. Vështirësia rritet edhe në hapësirën  e prindit por edhe të fëmijës, nëse shenjat janë të zgjatura.

Nëna duhet të krijojë atashimin për t’i njohur problematikën. Atashimi e bën njohjen më të lehtë.

Duke njohur fëmijën, çdo gjë kurohet më shpejtë.

Tiket janë komplekse  dhe të thjeshta, janë çrregullime motorike, të cilat vijnë si pasojë e problemeve konvulsive.

Tiket përfshijnë simptoma si: përplasjen e syve, kollitjen, veprim i pakontrolluar i qafës dhe i qepallave, nxjerrje tingujsh të zhurmshëm dhe të  pazakontë , shtrëngim shpatullash etj.

Ndryshe mund ta përkufizojmë si një çrregullim neurobiologjik në lëvizje, i cili përfshin lëvizje të përsëritura dhe tinguj të padëshiruar, jonormal por spontanë. Personat me Tourette kanë jetëgjatësi dhe inteligjencë normale. Tiket pakësohen ndërsa fëmijët hyjnë në adoleshencë dhe Tourette ekstrem në moshë madhore janë të rralla. Shpesh ndiqen në shumicën e rasteve, dhe nën vëzhgimin e mjekut, punës së logopedistit, fizoterapistit dhe psikologut.

Faktorët gjenetikë dhe mjedisorë luajnë rol në etiologjinë e sindromës, por shkaqet e sakta janë të panjohura. Në shumicën e rasteve medikamentet janë të panevojshme dhe shtatzënitë e vështira nuk janë shkak themelor i çrregullimit  dhe nuk mund të dallohen që në barkun e nënës.

Tiket zakonisht shfaqen rreth moshës 2 deri në 15 vjeç, dhe mosha maksimale e diagnostikimit përfshin moshën 6-vjeçare. Meshkujt janë 3 herë më të prekur se femrat.

Në shumicën e rasteve nuk ka trajtim, por ka lehtësim. Ato zvogëlohen me kalimin e moshës gjatë adoleshencës dhe janë bashkëshoqëruese e shumë sindromave.

Shenjat klinike shoqëruese:

1.Çrregullimi i deficitit të vëmendjes/hiperaktivitet(ADHD)

2.Çrregullim obsesiv konvulsiv (OCD)

3.Depresion

4.Çrregullime gjumi

5.Çrregullime ankthi

6.Dhimbje koke

7.Çrregullime të spektrit autik

8.Çrregullime me menaxhimin e zemërimit

9.Probleme në të nxënë

10.Çrregullime traumatike

Ilaçet që bllokojë dopaminën luajnë rol kryesorë. Disa nga medikamentet: fluphenazinë, risperidone, haloperidol, tetrabenazinë, pimozide, depakinë,  metilfenidat etj.

Duhen bërë testet e gjakut dhe MRI, por puna më e madhe përfshin menaxhimin psikologjik duke qetësuar fëmijën, duke e mbajtur larg traumave, duke punuar intensivisht me mbajtjen e përqendrimit, largimin e frikës, etj.

NDIQNI DISA HAPA:

Filloni ta nxirrni  disa muaj para pasqyrës, të njohë vetveten.

Filloni që në lindje të njihni reflekset dhe lexoni rreth tyre.

Mos i bërtisni kurrë ose të dhunoni psikologjikisht me frikërat e ndryshme: ujku, polici apo ariu.

Mos u plotësoni çdo dëshirë.

Disa gjëra lërini t’i kërkojnë dhe vetë.

Perfeksiononi vështrimin me sy.

Njihuni me zemërimin e tyre.

Luani sa më shumë pazëll.

Stop teknologjisë, bëni t’i duan natyrën dhe kafshët.

Mësojini fjalë të reja.

Nxitini imagjinatën.

Jepini kohë krijesës suaj.

Gjithçka nis nga prindi, punoni  rreth fëmijës, jepni kohë, që të bëhet për atë që ka lindur, pasqyra juaj në modelin e tij.

Alesia Filipi, logopede, specializuar për sindromat e rralla/ Revista Psikologjia

Share With:
Translate »
491 Views