Alex Pullin bëhet baba 15 muaj pas vdekjes

Ellidy Pullin, e veja e Alex Pullin, ka sjellë në jetë vajzën e çiftit 15 muaj pasi olimpisti i skejtbordit vdiq në një aksident peshkimi me shtizë. Foshnja ka marrë emrin Minnie Alex Pullin. Alex Pullin, dy herë kampion bote në skejbordin e garave të dëborës, ishte 32 vjeç kur u nda nga jeta në aksidentin e peshkimit në brigjet e Artë të Australisë në Korrik 2020. Fëmija i çiftit u ngjiz me IVF ose fekondim “in vitro”.

Ne e bëmë atë proces të marrjes së spermës, sigurisht. Mjeku zgjodhi një prej spermatozoitëve dhe e hodhi atë direkt në vezë”.

Ellidy Pullin kishte njoftuar shtatzëninë e saj në Qershor, duke thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj i ndjerë kishin ëndërruar prej vitesh për të pasur një fëmijë. Çifti ishte duke u përpjekur për një fëmijë kur olimpisti vdiq në aksidentin tragjik.

Alex Pullin besohet të ketë qenë duke peshkuar me shtizë i vetëm në një shkëmb artificial. Ai u gjet pa ndjenja në fund të oqeanit pa maskën e tij të oksigjenit nga një tjetër zhytës. Rojet e shpëtimit u përpoqën ta ringjallën atë në plazh, por nuk patën sukses në përpjekjet e tyre.

Share With:
Translate »
185 Views