Shfaqet me ta thuajse kudo, por Angelina Jolie mendon që si mama ajo…
U bënë disa vite që fituesja e çmimit Oscar, aktorja e mirënjohur Angelina Jolie, shfaqet në tapetin e kuq ose në evenimentet e ndryshme kinematografike së bashku me gjashtë fëmijët e saj: Maddox 20 vjeç, Pax 17 vjeç, Zahar, 16 vjeçe, Shiloh 15 vjeçe dhe binjakët 13-vjeçarë Vivienne dhe Knox. Por, si e përkufizon ajo veten e saj si nënë?
Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “People” ku ka folur gjerë e gjatë rreth mëmësisë .“Ata janë të mrekullueshëm. Për shkak se kam shumë fëmijë, mendoj se kjo ka pasur një efekt shumë domethënës tek njëri-tjetri. Nuk është se unë jam kryetarja e ndonjë gjëje në mesin tonë. Unë jam shumë e sinqertë dhe shumë njerëzore me fëmijët e mi,” tha Jolie.
Ajo gjithashtu pranoi se si prind, është shumë e ashpër me veten. “Nuk jam një prind i përsosur. Jam shumë e ashpër me veten dhe shumë shpesh them: “A po bëj gjënë e duhur?” A thashë gjënë e duhur?”