Alfio mungoi në ditëlindjen e të birit, por Fatma gjeti një mënyrë për ta bërë prezent

Noah djali i vetëm i Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit festoi dje 3 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të voglin e tyre, nuk kanë munguar urimet e përzemërta nga kuzhinieri dhe moderatorja, njëri në njërën anë, tjetri në anën tjetër.

Këtë vit Noah e ka festuar ditëlindjen jo në shoqërinë e dy prindërve të tij. (LEXO KETU)

“Nuk do t’i harroj kurrë të qeshurat, fjalët e para dhe hapat e parë. 1095 ditë më parë lindi një princ. Sot rritet nje mbret i vogel! Gëzuar ditëlindjen zemra ime e vogel e kuqe Noah!”-shkruan Alfio në urimin e tij.

Ndërsa Fatma krahas disa fotove nga festa e ditëlindjes shkruan: “Biri im, nëse zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë.”

 

Përpos kësaj, në Insastory, moderatorja ndau disa foto ndër vite me të voglin e saj, ndër to edhe një ku duket në kopertinën e një reviste së bashku me Alfion dhe djalin e tyre.

Share With:
Translate »
94 Views