Alketa Vejsiu tregon vështirësitë e të kaluarës: “Punoja që 14 vjeç, mes plumbave”

Në finalen e “Dance With Me”, moderatorja Alketa Vejsiu kishte përgatitur një monolog për ëndrrat, duke dhënë këshilla nga eksperienca e saj personale sesi mund t’i arrish ato. Këtë monolog ajo e publikoi edhe në rrjetet sociale, ku në një prej tyre sqaroi sesi i erdhi frymëzimi.

Në komente kishte nga ata persona që e falënderonin për mesazhet pozitive, por dhe nga ata që ishin skeptikë.

https://www.instagram.com/tv/Bri4BC0BxdA/

“Po ti ke lekun mi zemër, mirë është ajo që thua, por ti e di shumë mirë që pa lekë nuk mund të shkosh dhe s’mund të bësh ASGJË……!!!!”, ishte prej një prej komenteve.

Alketa vendosi që t’i përgjigjej duke ndarë me të detaje nga jeta e saj e vështirë gjatë fëmijërisë, që nuk i dinim më herët.

“Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe! Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të me vinte floku erë të mirë… Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri! Po, po, e marrosur, i ikja mamit 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime… Për këtë po flas! Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv!”, iu përgjigj moderatorja.

Share With:
Translate »
625 Views