Alma Çupi “arratiset” në udhëtim me të bijën: Kush ka vajza botën ka

Jo të gjithë e dinë se Alma Çupi është nënë e një vajze, kjo pasi gazetarja ka preferuar të njihet gjithmonë për profesionin e saj dhe emisionin që e bën atë unike.

Ajo na prezanton shumë rrallë me vajzën dhe së fundmi ka publikuar nje foto, ku tregon se nënë e bijë janë nisur në udhëtim së bashku.

Me qindra ndjekës i shkruajnë Almës për ngjashmërinë e saj me të bijën.

“Kush ka vajza boten ka. Ky reels për te gjithe ata qe kane vajza. I paci me shendet e jete!”.

Prej 6 vitesh, vajza e gazetares së njohur jeton dhe studion në Gjermani.

“Një nga arsyet që unë vajzën time e kam çuar me shkollim jashtë Shqipërie është pikërisht mentaliteti mbytës”, është shprehur Alma Çupi në një nga intervistat e saj të rralla.

Share With:
Translate »
86 Views