“Alma e diagnostikuar për depresion në Itali”, psikiatrja: Ka menduar se po i shpëton fëmijët

Mjekja psikiatre Artiola Hoxha deklaroi mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion” se në dijeninë e saj, Alma Arrazi ishte diagnostikuar me depresion në Itali. Si specialiste, ajo tha se 39-vjeçarja mund të ketë pasur trauma nga fëmijëria dhe çrregullime të shëndetit mendor. Sipas Hoxhës, nëna e re ka menduar se me aktin ekstrem të vetëflijimit “po i shpëtonte fëmijët e saj të mitur”.

-Si shpjegohet sjellja e nënës?

Artiola Hoxha: Në gjykimin tim, bie ndesh me të gjitha nocionet e të qenurit nënë sepse nëna ka instikt primar që të mbrojë fëmijën. Filicidi, nuk është…

-Dhe ne themi në Shqipëri që prindi bën gjithçka për fëmijën…

Artiola Hoxha: Rasti konkret që quhet filicid, është rast i përhapur në botë.

-Po pse?

Artiola Hoxha: Vijnë si pasojë e një jetë, të paktën statistikisht, të trazuar…Mendoj që Alma gjatë fëmijërisë së saj ka pasur traumat e saj fëminore, mendonte që po bënte një veprim altruist për fëmijët, sikur po i  shpëton…

-Ka probleme të çrregullimeve mendore?

Artiola Hoxha: Ka qenë në Itali dhe është diagnostikuar me depresion. Pra, e vetmja vizitë që ka bërë ka qenë në Itali, kaq di momentalisht. Në 2019-ën kur është marrë vesh raporti jashtëmartesor ka pasur çrregullimet e saj, nuk e ka menaxhuar dot traumën.

Share With:
Translate »
94 Views