Almeda Abazi marton motrën, dalin pamjet nga ceremonia madhështore
Motra bukuroshe e Almeda Abazit, Ilda dje i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj disavjeçare me partnerin turk, Kenan Sipahi.
Në një ceremoni madhështore Ilda dhe Kenan i thanë “Po” njëri-tjetrit. Ka qenë vetë Almeda, e cila na tregoi detajet e kësaj ceremonie përmes disa videove në rrjetet sociale.
Epo, ashtu si dhe duhej të gjithë vëmëndjen e rrëmbeu Ilda dhe të gjithë sytë ishin nga nusja përrallore.

Me një fustan të thjeshtë dhe shumë elegant Ilda shkëlqente në ditën më të bukur të jetës së saj.
“Ju dua shumë zemrat e mia, qofshi të lumtur”, shkroi Almeda krah videove.
Kujtojmë që një muaj më parë, Almeda dhe Tolgahan u bënë prindër për herë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një tjetër ëngjëll, një vajzë, të cilën çifti vendosën ta pagëzonin me emrin Alina.