Alteas i shpëtoi jeta, por tani nuk ka para për ushqim dhe ilaçe

Altea e vogël e cila u bë e njohur për publikun, pasi u dogj në 70% të trupit me qumësht të nxehtë, rilindi në spitalet e specializuara të Turqisë dhe u rekuperua pothuajse plotësisht nga plagët e marra. Gjithkush u gëzua nga ky lajm, thua se vogëlushja ishte pjesë e familjeve tona. Por sot, ajo erdhi edhe një herë në vëmendje nga Pasdite në Top Channel.

Gazetarja e këtij emisioni kishte udhëtuar drejt Peqinit, në fshatin ku jeton familja e Alteas. Dritën kësaj familjeje ia japin vetëm katër vajzat e shtëpisë, sepse gjithcka tjetër ishte një varfëri ekstreme.

I ati e siguronte bukën e gojës vetëm me këtë karrocë akulloresh, ndërsa shtatë anëtarët e tjerë te familjes janë të gjithë pa të ardhura.

Ndonëse Altea është jashtë rrezikur per jetën tashmë, ajo ka nevojë të vazhdueshme për kremra dhe ilace shtesë deri në shërimin e plotë të saj (duhet theksuar se vogëlushja ende nuk ka filluar të ecë pas dëmtimit, madje do t’i duhen edhe disa vite për ta bërë këtë).


E ëma dhe i ati kanë nevojë për para, që tju sigurojnë sëpari ushqim të vegjëlve të tyre, e më pas ilacet e nevojshme Alteas. E ëma iu bën thirrje autoriteteve që ta shtrojnë vogëlushen në spital, pasi aty të paktën nuk e lag shiu në këto ditë vjeshte, pasi në shtëpinë e tyre të rënuar, hyn brenda gjithcka që bie jashtë. Shiko sytë e mëdhenj dhe kaq shprehës të Alteas së vogël, dhe nëse ke mundësi, bëj ngjë gjë sado të vogël për të! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1314 Views