Alternativat më ekonomike dhe më të shëndetshme për të zëvendësuar miellin e bardhë

Mielli i bardhë është kudo prezent në dietën tonë: bukë, pasta, ëmbëlsira e prodhime brumi. Procesi i rafinimit të tij, largon nga mielli aminoacidet, acidet yndyrore, kripërat minerale, vitaminat B dhe vitaminën E, lëvoren e pasur me fibra duke e varfëruar atë nga vlerat dhe duke lënë vetëm glutenin e sheqernat. Intolerancat e glutenit janë në rritje dhe përveç rafinimit, miellrat i nënshtrohen edhe zbardhjes kimike me oksid azoti e klor të cilat gjithashtu përdoren për konservim.

Si ta zëvendësosh miellin e bardhë

Ja alternativat më ekonomike për të zëvendësuar pjesërisht ose totalisht miellin e bardhë

Miell integral: është një miell i pasur me krunde, fibra dhe mund të përdoret në të gjitha përgatitjet kulinare, si të ëmbla ashtu edhe të kripura.

Miell segali: është pjesërisht i përshtatshëm për të përgatitur bukën dhe për shkak të ngjyrës së errët u jep ëmbëlsirave një pamje rustike.

Miell misri: është mielli që përdorim për të përgatitur bukët e misrit, ekziston në version të bardhë e të verdhë.

Miell soje: i përftuar nga përpunimi i farave të pjekura të sojës, është një varietet mielli i pasur me proteina dhe fibra.

Miell gështenjash: Ai përdoret në ëmbëlsriat tipike të sezonit të vjeshtës, por gjen përodrim edhe në tipet e tjera të ëmbëlsirave si alternativë e miellit të bardhë.

Miell karotash: Mielli i karotave do të ishte një alternativë e shëndetshme dhe shumë e volitshme në kuzhinë, por ka ende çmim të lartë dhe rrallë gjendet nëpër dyqane.

Miell tërshëre, elbi dhe hikrre: Janë të shkëlqyer për të gjitha përgatitjet si bukë, pica, ëmblësira dhe supa, janë ekonomike dhe gjenden lehtë.

Miell qiqrash: është një ndër më të njohurit pas atij të grurit dhe të misrit dhe një zgjedhje e shkëlqyer për të përgatitur bukë, pica e fokaçe, për petulla, etj.

Miell bishtajash: Ky lloj mielli derivon nga bathët, faulet, thjerrëzat dhe bishtajat e tjera dhe është i shkëlqyer në përgatitjen e bukës

Miell patatesh: është një miell i përftuar nga amidoni i patateve dhe mund të përdoret për të zëvendësuar miellin e bardhë.

Niseshte: Është amidoni i misrit dhe mund të përdoret pjesërisht në vend të miellit të bardhë, zakonisht për t’u dhënë butësi ëmbëlsirave.

Share With:
Translate »
423 Views