Aludimet se mirëpriti fëmijën përmes një nëne surrogate, Chrissy Teigen publikon foton gjatë lindjes nga salla e operacionit

Chrissy Teigen u ka dhënë fund aludimeve se ajo dhe bashkëshorti John Legend mirëpritën fëmijën e tyre të tretë, Esti, nëpërmjet një nëne surrogate.

Pasi nëna e tre fëmijëve postoi një foto të të vajzës në Instagram të dielën, një fans e pyeti nëse ajo e kishte mirëpritur fëmijën 3-muajsh përmes një nëne surrogate, për të cilën një ndjekës tjetër u përgjigj se Teigen përdori një protezë për tu shtirur si shtatzënë “e quajtur moonbump”.

Për të mbyllur gojët e liga, modelja ndau një foto nga lindja e saj cezariane në Instagram, së bashku me fjalët, “Moonbump jashtëzakonisht realiste.” Teigen – e cila ka gjithashtu vajzën Luna, 7 vjeç dhe djalin Miles, 4 vjeç, me Legend – ka qenë e hapur për lindjen e saj cezariane në të kaluarën, duke i thënë ‘People’ në mars se ajo fillimisht ishte “shumë e emocionuar” që do t’i nënshtrohej procedurës kirurgjikale.

Legend dha lajmin se familja e tij ishte rritur në një festë gjatë një koncert privat muaj më parë. Çifti njoftoi në gushtin e kaluar se ata ishin në pritje të një fëmije, gati një vit pasi humbën djalin e tyre Jack në një abort. Modelja filloi fekondimin in vitro në shkurt 2022.

Legend dhe gruaja e tij do të festojnë 10-vjetorin e tyre në shtator.

Share With:
Translate »
56 Views