Amal Clooney shfaqet për herë të parë pas lindjes së binjakëve

Është shfaqur më në fund mamaja e binjakëve Ella dhe Alexander, Amal Clooney. Ajo lindi në qershor, por kjo është hera e parë që e shohim çiftin jashtë në një darkë. Amal dhe George Clooney janë fotografuar mbrëmjen e 6 gushtit duke dalë nga një restorant në Como të Italisë, ku aktori ka një shtëpi prej vitesh.

Avokatja e njohur kishte veshur një jumpsuit me vija dhe një kuletë të artë. Ajo duket shumë e freskët dhe elegante si gjithmonë, ndoshta me ndonjë kile më shumë nga zakonisht që i shkon pa fund. George ka veshur xhinset e tij “dad jeans” që tani i shkojnë dhe me statusin e babait

 
 

Share With:
Translate »
683 Views