Ami dhe Joeli kalojnë një pasdite të veçantë

Çifti i njohur i showbizit, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë shumë të lidhur me fëmijët e tyre, Sian dhe Joelin, të cilëve iu kushtojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre. Dhe pse të vegjël në moshë, fëmijët janë bërë shumë të njohur për publikun shqiptar.

Pasditen e sotme Ami ka vendosur ta kalojë pranë të birit. Të dy kanë shkuar në kinema dhe ajo ka shpërndarë në Instastoryn e saj video të Joelit, i cili duket shumë i lumtur teksa shikon një film vizatimor.

“Kinemaja vetëm për ne sot”, ka shkruar Ami në videot e postuara të cilat dëshiron t’i ruajë si momente të çmuara pranë djalit të saj. Ndonëse ka një axhendë tepër të zënë, Ami sigurohet që koha që iu kushton fëmijëve të mbetet e paprekur. Një pjesë e ditës është vetëm për Sian dhe Joelin, të cilët po rriten me shumë dashuri.

Kujtojmë që vogëlushi Joel do të luajë përkrah Ermalit në filmin e tij “I love Tropoja.”

Share With:
Translate »
487 Views