Amna Mahmoud, gruaja që ndërtoi shkollën e parë për vajzat në Katar

Në Katarin e shekullit të 19-të, ngritja e sistemit ‘kuttab’ shënoi fillimin e mësimit të përbashkët për burrat dhe gratë, megjithatë, arsimi ishte i kufizuar në mësimin e Kuranit në shtëpi.

Në vitin 1938, Amna Mahmoud Al-Jaydah, e konsideruar si mësuesja e parë femër e Katarit, filloi të inicojë ndryshime të mëdha në këtë sistem.

Kur qeveria e Katarit themeloi Shkollën për Djemtë Khalid Bin El Walid në vitin 1951, një grua e quajtur Amna Mahmoud Al-Jaidah i kërkoi qeverisë të hapte një shkollë tjetër për vajza.

Kërkesa e saj u refuzua për shkak të kundërshtimit të fortë të shoqërisë së Katarit ndaj idesë që vajzat të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë. Amna vizitoi shtëpitë gjatë gjithë ditës për të bindur vendasit që t’i dërgonin vajzat e tyre në shkollë.

Pavarësisht reagimit të ashpër, Amna Mahmoud krijoi shkollën e saj të improvizuar brenda shtëpisë së saj për të edukuar vajzat që do ta ndiqnin.

Në vitin 1953 qeveria e Katarit njohu zyrtarisht shkollën e Amna Mahmoud, duke e bërë atë mësuesen e parë të Katarit e cila solli dhe shkollën e parë për to.

 

Share With:
Translate »
131 Views