Shakira rrëfehet për marrëdhënien e “ftohtë” mes saj dhe Pique pas lindjes së djalit të dytë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga jeta e këngëtares së njohur, Shakira. Së fundmi, mësohet se Shakira ka treguar se marrëdhënia e saj me Pique ka qenë paksa e ftohtë në vitin 2015.

“Nuk kishte asnjë angazhim të fortë midis të dyve dhe ata mund të shiheshin vetëm gjatë pushimeve ose udhëtimeve të shkurtra, qoftë në Barcelonë apo në pjesë të tjera të botës”, ka thënë ekipi mbrojtës i Shakirës, sipas gazetes spanjolle “La Vanguardia”.

Më tej, vetë këngëtarja ka bërë me dije se në fund të vitit 2014, ajo dhe Pique vendosën që të jetonin së bashku në Spanjë.

Por nuk kanë përfunduar sfidat për Shakirën!

Këngëtarja kolumbiane ka akoma një çështje të hapur me autoritetet tatimore në Spanjë, në një gjyq që mund të përfundojë edhe me një dënim me tetë vjet burg për të.

Prokurorët kërkojnë një dënim të ashpër për artisten për një mashtrim tatimor të dyshuar prej 13.9 milionë eurosh.

Së fundmi artistja kolumbiane ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve tatimore spanjolle, duke u shprehur ndër të tjera se po “persekutohej” dhe i akuzoi ata për përdorimin e ‘metodave të papranueshme për të dëmtuar reputacionin e saj dhe për ta detyruar atë të arrinte një marrëveshje zgjidhjeje’.

Share With:
Translate »
74 Views