Andrra flet për planet e zgjerimit të familjes, një tjetër fëmijë?

Andrra Destani, që prej momentit që u bë gruaja e Sinan Hoxhës, diskutohet vazhdimisht në media. Bukuroshja brune dallon për sharmin dhe ëmbëlsinë e saj dhe i ka bërë të gjithë për vete. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”, ku ka folur për jetën, familjen dhe planet për të ardhmen. Ajo nuk del shpesh në intervista dhe moderatoret, Fatma dhe Aulona, u shprehën se ishte e vështirë ta bindje Andrrën të ishte pjesë e emisionit, por më në fund ia dolën.

Andrra ka treguar se ajo dhe Sinani janë dy prindër shumë të përkushtuar ndaj djalit të tyre, Ansit. Kur është pyetur për planet për të sjellë në jetë një tjetër fëmijë, Andrra është shprehur se ajo është gati, por Sinani ende jo. Sipas Andrrës, Sinani dëshiron të rritet edhe pak Ansi, më pas të mendojnë për të pasur një fëmijë tjetër. Kështu që duhet të presim edhe ca kohë!

Share With:
Translate »
1071 Views