Angela Martini tregon një detaj të lindjes së veçantë të të birit: Kyree u krijua tre vjet më parë

Angela Martini e paska planifikuar shumë më herët ardhjen në jetë të djalit të saj. Sot, me një letër të shkurtër për të, modelja tregoi një detaj për procesin (jo dhe aq të zakontë).

“Biri im Kyree,
Që para se të vije në jetë, nga momenti që u krijove, thyem çdo rregull bashkë. Ti je shumë para kohës kur ke lindur dhe të premtoj se kështu do jetë gjithë jetën. Ps. fakt interesant: Kyree u krijua para verës 2018! Ai priti në një embrion të ngrirë derisa rrugëtimi i surrogates nisi pothuajse 3 vite më vonë, në 2021-shin”, shkroi Angela.

 

Modelja shfaqet në foto me djalin në krah si rrallë herë dhe këto foto me siguri do marrin tjetër kuptim nga sot.

Share With:
Translate »
145 Views