Angelina Jolie shkëlqen me vajzën e saj Palm Springs International Film Awards
Angelina Jolie po feston arritjen e saj më të fundit me vajzën, Zahara Jolie-Pitt përkrah.
Të premten, më 3 janar, dyshja nënë-bijë mori pjesë në Palm Springs International Film Awards në Palm Springs Convention Center, ku Jolie është ka marrë çmimin e rëndësishëm.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Palm Springs njoftoi më parë në nëntor se aktorja, 49 vjeçare, do të nderohej me çmimin Desert Palm Achievement për performancën e saj si këngëtarja titullare e operës Maria Callas në filmin biografik të Netflix, Maria.
Kumbara e Jolie, Jacqueline Bisset, ishte ajo që kaloi në tapetin e kuq për t’i dhuruar Jolie çmimin e saj.