Anila Basha nis pushimet e para si mama dhe poston foto me djalin në plazh

Aristotel, djali i gazetares Anila Basha tani është tre muajsh dhe ka nisur pushimet e tij të para. Anila ka postuar një foto me të në krahë, të veshur me këmishë të bardhë e paliçeta. ‘Zemra ime +3’, shkruan ajo në foto.

Anila Basha u bë nënë më 8 prill të këtij viti dhe që kur i biri mbushi 1-muaj, ajo nuk e ka pasur problem ta prezantojë atë me fytyrë, duke qëndruar larg supersticioneve e frikës së syrit të keq. Ajo e ka pagëzuar të birin me emrin e të atit të saj  i cili u nda nga jeta rreth dy vite më parë.

Share With:
Translate »
708 Views