Anna Gjebrea performon në “Kënga Magjike”, Arditi: Jam baba i emocionuar

Një moment emocionues ka mbërritur në “Kënga Magjike”. Moderatori i Tv Klan, Ardit Gjebrea ka prezantuar shumë emra të njohur, por këtë herë ishte ndryshe dhe aspak “e thjeshtë”, siç u shpreh ai për të lajmëruar emrin e vajzës së tij që të ngjitej në skenë.

Teksa numëron arsyet e kësaj vështirësie, Gjebrea shpreh krenarinë që Anna ia ka dalë të vijë në Pallatin e Koncerteve për të performuar falë talentit dhe punës, të njohura edhe nga profesionistët e huaj.

Ardit Gjebrea: Nuk është e thjeshtë. E para sepse jam baba i emocionuar si çdo prind për fëmijën. E dyta, sepse nuk kam qenë asnjëherë 100% i bindur nëse do doja që fëmijët e mi të bëheshin artistë.  Dhe e treta, se nuk kam dashur asnjëherë që vajza ime të ishte vajza e Ardit Gjebreas. Por sot nuk e kam ftuar unë në festival. Falë punës dhe konfirmimit nga artisti Luca Tomasini apo koreografi Fabrizio Prolli, Anna Gjebrea vjen vetë sonte në “Kënga Magjike”.

 

Share With:
Translate »
75 Views