Anna ka ditëlindjen, por Jon sapo na përloti
Ajo është princesha e familjes dhe kjo e fundit nuk ngurron kurrë së treguari këtë! E tillë ndihet sidomos në ditë të tilla si këto, kur shënohet dita e lindjes së saj! Po flasim për Anna Gjebrean, e mediatizuar prej të atit, por që ka zemrën e të gjithëve tashmë, edhe pse është vetëm tetë vjeçe. Ndërsa presim t’ju përditësojmë me festimet dhe dhuratat, që nisur nga ditëlindjet e kaluara nuk do të mungojnë, po ju tregojmë sëpari urimin e Jon, vëllait të madh, i cili edhe dedikimin e ka bërë pikërisht nga ky rol! “Gëzuar ditëlindjen princesha ime e vogël. Të premtoj se do të të mbaj gjithmonë, do të të mbroj gjithmonë dhe do të jem gjithmonë aty për ty”. Sa me fat je Anna! /Kids’Time/