Anna kap gabimin e Ardit Gjebreas dhe e qorton live në ‘Këngën Magjike;
Ndërsa juria në skenën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan vlerëson performancat e artistëve të rinj në “Këngën Magjike” mendimit të tyre i bashkohen edhe anëtarët misteriozë që ndjekin gjithçka nga regjia. Deri më tani është zbuluar se një prej tyre është Kozeta Kurti. Por gjatë bisedës me ta, Ardit Gjebrea zbulon padashur një tjetër emër dhe Anna pikas gabimin.
Ardit Gjebrea: Anëtarja tjetër, misterioze, ju lutem mos flisni që të paktën të lëmë një surprizë deri në fund, bashkoheni me mendimin e Kozetës dhe të Marselës apo… edhe për ty tre.
Anna Gjebrea: E zbulove!
Ardit Gjebrea: Për Kozetën e zbulova. Pse, thashë ndonjë emër tjetër?
Anna Gjebrea: E the.
Ardit Gjebrea: Çfarë thashë?
Anna Gjebrea: Marselën.
Ardit Gjebrea: E paskam zbuluar! E kapi Anna! E zbulova, e përshëndesim: Marsela Çibukaj, me një duartrokitje! Na ka mbetur një pa zbuluar, ta ruajmë fort deri javën tjetër.
Anna Gjebrea: Të paktën mos e zbulo edhe këtë!
Ardit Gjebrea: Jo, nuk do ta zbuloj.
View this post on Instagram