Pas 18 vitesh, çifti në SHBA bëhet me fëmijë falë inteligjencës artificiale

Një ngjarje e jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë riprodhuese është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku pas 19 vitesh infertilitet, një çift ka arritur të ngjizë një fëmijë falë përdorimit të inteligjencës artificiale dhe një sërë teknikash novatore.

Sipas revistës shkencore prestigjioze The Lancet, e cila publikoi studimin më 1 nëntor 2025, bëhet fjalë për rasin e parë në botë ku është arritur një shtatzëni klinike duke përdorur spermatozoide të identifikuara dhe të rikuperuara përmes një platforme mikrofluidike të udhëhequr nga AI.

Rasti përfshin një burrë 39-vjeçar me azoospermi të rëndë – pra mungesë pothuajse totale të spermatozoideve – dhe një grua 37-vjeçare me rezervë shumë të ulët ovariane. Pas 19 cikleve të mbledhjes së vezëve në katër qendra të ndryshme gjatë njëmbëdhjetë viteve, shpresat e tyre për t’u bërë prindër ishin zbehur plotësisht.

Por gjithçka ndryshoi falë terapisë inovative të zhvilluar në Columbia University Fertility Center nën drejtimin e Dr. Zev Williams, me koordinimin e Dr. Hemant Suryawanshi.

“Sipas njohurive tona, kjo është shtatzënia e parë klinike e arritur ndonjëherë përmes spermatozoideve të identifikuara me ndihmën e një sistemi mikrofluidik të drejtuar nga inteligjenca artificiale,” – shpjeguan Williams dhe Suryawanshi.
Teknologjia e përdorur lejon zgjedhjen e spermatozoideve më të shëndetshme dhe funksionale edhe në rastet më të rënda të infertilitetit mashkullor, duke rritur ndjeshëm shanset për sukses në procesin e fekondimit in vitro.

Ky përparim shënon një hap të madh përpara për mjekësinë riprodhuese dhe hap horizonte të reja për mijëra çifte në mbarë botën që përballen me infertilitetin ekstrem.

Share With:
Translate »
73 Views