Anne Hathaway rrëfen momentin e vështirë të abortit spontan: Çdo natë duhej të lindja në skenë

Anne Hathaway ka rrëfyer një moment të vështirë në rrugëtimin e saj drejt amësisë, duke thënë se ajo pësoi një abort në vitin 2015 teksa luante në një shfaqje ku duhej “të lindte në skenë çdo natë”. Në një intervistë me Vanity Fair, aktorja rrëfeu se ngjarja ka ndodhur gjatë shfaqjes “Grounded”. Në kohën që po përballej me humbjen e saj, njëkohësisht Anne duhej të luante një grua që sillte në jetë një fëmijë.

“Hera e parë nuk funksionoi. Po luaja një shfaqje dhe çdo natë duhej të lindja në skenë”, tha aktorja.

41-vjeçarja ia tregoi abortin vetëm një grupi miqsh që e takuan në prapaskenë pas shfaqjes. “Ishte e tepërt për t’u mbajtur brenda kur në skenë po shtiresha që çdo gjë ishte në rregull”.

Pak pas abortit, Anne dhe bashkëshorti i saj Adam Shulman u bënë prindër dhe sot kanë dy djem.

Share With:
Translate »
60 Views