Aq keq e përjetoi Pink infektimin me Covid bashkë me të birin, sa la testamentin

Pink u infektua vitin që shkoi me Covid-19 bashkë me djalin e saj dhe së fundmi ka rikthyer në vëmendje atë eksperiencë duke treguar se e përjetoi aq keq saqë vendosi të rishkruante testamentin e saj. “Isha shumë keq. Mendova se po vdisja dhe rishkrova testamentin. I telefonova shoqes sime më të mirë dhe i kërkova t’i thojë fëmijëve sa shumë i dua. Frika ime më e madhe ishte që nuk mund të kujdesesha për tim bir që doli pozitiv bashkë me mua. Nga ana tjetër, bashkëshorti dhe vajza nuk u infektuan”, ka rrëfyer ajo për ‘Heart Radio’.

Megjithatë gjithçka tashmë është vetëm histori dhe familja e Pink është mirë, bashkë me të. Ama lufta e madhe që përjetoi këngëtarja me djalin e saj, vetëm 4 vjeç e shtyu të bënte një gjest shumë zemërgjerë duke dhuruar 1 milionë dollarë për fondin e luftës ndaj pandemisë me dëshirën për të ndihmuar sa më shumë njerëz.

Share With:
Translate »
269 Views