Arbana dhe Jon në kopshtin zoologjik dhe ne sapo njohëm vogëlushin
Arbana Osmani me të birin tregojnë si ka nisur fundjava për ta dhe nuk është diçka e zakonshme
Fundjava ka nisur ndryshe për moderatoren e njohur shqiptare të Top Channel! Krahas, angazhimeve në televizion dhe xhirimeve për edicionin e dytë të “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani gjen mjaftueshëm kohë për t’ju dedikuar edhe të birit, ose të paktën dukshëm si të gjitha mamatë e famshme kërkon të kompensojë mungesën e orëve larg të voglit të saj Jon.

Ndaj, ka gjetur një mënyrë mjaft të mirë argëtimi. Larg Shqipërisë, në një nga kopshtet zoologjike të Evropës, ajo tregon momente përmes fotove dhe videove se si është duke u argëtuar me djalin e saj, ndërkohë që Jon shijon kafshët e kopshtit zoologjik.

Por, nuk mund ta mohojmë që fotoja e parë është ndër më të bukurat e që me shumë gjasë do t’jua zbukurojë ditën sot. Arbana teksa mban të përqafuar pas vetes të birin, e të dy shijojnë panoramën që shtrihet para syve, na tregon përmes këtij momenti edhe një tjetër fakt: koha kalon shumë shpejt dhe Jon qenka rritur goxha.
Dhe kemi të drejtë apo jo?