Arbana fotografohet teksa shëtit me Xhemin në Tiranë, ja si duket prezantuesja në ditët e fundit të shtatzanisë

Arbana Osmani ka pasur një vit sa të suksesshëm, aq edhe impenjiativ. Themi impenjiativ, pasi moderatorja, krah projektit të saj “Big Brother”, njëkohësisht ishte dhe në pritje të ëmbël. Por duket se shtatzënia jo vetëm që nuk e ka ndaluar të korrë sukses në skenë, por as të udhëtojë. Pas përfundimit të programit, ajo udhëtoi në Europë e SHBA, duke vijuar pushimet e saj. Tashmë duket se pritjes po i vjen fundi, pasi pak ditë e ndajnë nga ardhja në jetë e vajzës së saj. Por para lindjes, ajo ka gjetur kohë të kalojë edhe me mikeshën e saj më të mirë, Xhemi Shehu.

Fotografi ynë i ka fotografuar dy mikeshat në Bllok, ku po ecin të dyja së bashku të pashqetësuara nga sytë e kureshtarëve. Ndonëse në fund të shtatzënisë, Arbana shfaqet në një formë të mirë fizike. E veshur me fustan portokalli, të gjatë, Arbana mban syze dielli, por vështirë se nuk njihet nga sytë e kureshtarëve.

Ajo dhe Xhemi e kanë kaluar ditën së bashku, ku mes bareve dhe restoranteve të kësaj zone, kanë përfituar nga koha edhe për të bërë shooping. Kujtojmë se përgjatë gjithë shtatzënisë së saj, prezantuesja ka tentuar që ta fshehë barkun në daljet e saj si në rrjete sociale, ashtu edhe në media. Ndonëse deklaroi që në natën finale të “Big Brother” se ishte në pritje të ëmbël, Arbana ka preferuar që të jetë aktive në rrjet, por pa e vënë fokusin te barku i saj i rrumbullakosur.

Në fotot e shumta që publikon nga e përditshmja e saj, ajo është kujdesur që mos ta ekspozojë barkun. Por këto foto na sjellin ndoshta imazhet e saj të fundit, para se të vijë në jetë vajza e parë e saj dhe e regjisorit Eduart Grishaj. Si një ndër personazhet më të ndjekura e më të pëlqyera në rrjet, edhe për rolin si mama, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj pak kohë më parë përjetimet e mëmësisë. Moderatorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ka folur për jetën e saj personale.

Një ndjekëse e pyeti moderatoren se cili ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim. Ndërsa Arbana është përgjigjur duke cituar fjalët e partnerit të saj Eduard Grishaj. Për të është njësoj si të ketë një apo më shumë fëmijë, ndërsa për moderatoren, fëmija i parë ka sjellë shumë ndryshim në jetën e saj. “Edi thotë si 2, si 4, si 5 njësoj janë. Por nuk i vë ai në gjumë, të kuptohemi. As nuk i shikon kur duhet të bëjnë vaksinat a të marrin mjekim.

0-1 ka qenë tranzicion shumë i madh për mua. Mendova se isha e përgatitur për atë, por kuptova se të gjithë librat që kisha lexuar për shtatzëninë ndihmuan pak për asgjë”, shkruan moderatorja. Arbana Osmani dhe Eduart Grushaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Vajza e çiftit të mirënjohur pritet të vijë në jetë vetëm pak kohë më pas. E ndërkaq, ne të gjithë po presim rikthimin e saj në “Big Brother”, ku vetë moderatorja ka premtuar një spektakël edhe më emocionues se edicioni i dytë. Së fundmi, ajo ka bërë edhe një bisedë me ndjekësit e saj ku zbuluar më shumë detaje rreth shtatzënisë.

Një ndjekëse e pyeti moderatoren për nepset që ka, teksa është në muajt e fundit të shtatzënisë. “Kam hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqeri këtë muaj, kështu që çdolloj buke, makaronash, akulloresh, duken shumë të shijshme sa të ‘lëshosh lëng nga goja’ tani”, iu përgjigj Arbana. “Të kam parë nga afër edhe nuk je shëndoshur, nuk ke as celulit”, shkroi ndjekësi, ndërsa Arbana në përgjigjen e saj la të kuptohej se është krejt e kundërta, madje ajo tha se po shton çdo ditë më shumë. “Mos më ke parë nga larg se nga afër… Nejse, thjesht gjatë të tria shtatzënive kam ngrënë shumë shëndetshëm se gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës sime dhe kam pirë 3 litra ujë në ditë që kur nuk jam shtatzënë kam qejf t’i zëvendësoj me ndonjë gotë verë/gin tonic”, shkruan Arbana.

Reagimet e saj të fundit në rrjetet sociale ishin për shtatzëninë e Einxhel Shkirës. Në fakt, moderatorja, pas këtij “lajmi të bukur”, ka risjellë në vëmendje disa nga momentet e emocioneve më të mëdha në “BBV”. Në një foto-album në “Instagram”, moderatorja shkruan: “Lajmi i bukur i @einxhel_shkira dhe @dj_dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjellë ky ‘Big Brother’ për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga përfundimi, me historitë e bukura që vazhdojnë, vazhdon të emocionojnë edhe sot”.

Arbana ndau disa foto me disa nga ish-banorët, mes të cilëve ishin: Einxhel Shkira, Dj Dagz, Dj Pm, Ilir Shaqiri, Fifi dhe Sabiani. Por megjithëse morën vëmendje të madhe gjatë formatit, Arbana nuk i përfshiu në foto-albumin e saj Beatrix Ramosajn dhe Donald Veshajn. Që kur “Instagram”-i është bërë ndër programet më të përdorur në gjithë botën, çdo lëvizje që bëjnë njerëzit aty e sidomos figurat publike përkthehet në një shenjë rreth raporteve që ekzistojnë në realitet. Konkretisht, Donaldi nuk e ndjek Arbanën në “Instagram”. Ky gjest mori vëmendje të madhe pas finales së “Big Brother VIP” kur u përfol se Donaldi ishte përplasur me produksionin.

Megjithatë, edhe pasi gjërat u sheshuan, Donaldi ende nuk e ndjek moderatoren teksa ajo së fundmi ka bërë të njëjtin veprim ndaj tij. Kanë kaluar disa muaj që kur Donaldi e fshiu nga lista e ndjekësve moderatoren, megjithatë ajo ka vendosur të kundërpërgjigjet duke e fshirë aktorin dhe vëllain e tij binjak nga rrjetet sociale. Mirëpo, nëse kjo gjë mund t’iu duket pa rëndësi ose detaji që i ka shpëtuar Donaldit, mjafton të hidhni sytë nga ‘Instagram’-i i vëllait të tij, Romeos. Ky i fundit e ka pasur “follow” Arbanën, madje ka bërë edhe ‘pëlqime’ në postimet e saj teksa kur Donaldi ishte pjesë e formatit, ai postoi edhe video me Arbanën.

Ajo që ka ndodhur pas mbarimit të reality show është se aktori ia ka hequr ‘follow’ Arbanës dhe nuk e ndjek më atë, duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet se ka ndodhur diçka mes saj dhe dy vëllezërve. Të tre ata e dinë impaktin e rrjeteve sociale dhe një ‘follow’, andaj do ishte shumë naive të mendohej se pas këtyre veprimeve nuk fshihet asgjë. Vlen të përmendet se gjatë “Post Big Brother VIP” Arbana rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të formatit me deklaratat për Donaldin. E madje edhe ironizoi në një farë mënyre nismën e tij për të ndërtuar katër shtëpi, duke u mbështetur në ironinë e saj edhe nga Arbër Hajdari.

Share With:
Translate »
136 Views