Arbana Osmani bën të lumtur Gaz Pajën, i prezanton ‘të birin’

Arbana Osmani, me sezonin e dytë të “Dua të të bëj të lumtur” nuk është mjaftuar vetëm me vëmendjen e së shtunës.

Sonte, ajo kishte një hapësirë edhe në sezonin e ri të “Portokallisë” për t’i bërë një surprizë një personazhi aspak të zakonshëm.

Së bashku me stafin, Arbana i dërgoi një ftesë Melamin Beratit, njëri prej karaktereve më të spikatur të spektaklit të humorit. I habitur për ftesën, Melamini nuk arrinte dot të gjente se nga i vinte.

Sapo mori zarfin dhe u shfaq në studio, Melamini po kërkonte me ngulm nga Arbana të mësonte se kush kishte ardhur për të. Duke e vazhduar lojën, Arbana i prezantoi Melaminit “të birin” – të panjohurin që, me gjasë, ishte i biri, i lindur nga një kineze me të cilin elamini kishte pasur një histori shumë vite me parë….

Pasi u kujtua çfarë kishte ndodhur atë kohë, Melamini, megjithëse kundërshtoi me forcë, në fund e “pranoi” të birin.

Arbana, siç është mësuar me programet e saj, edhe këtë herë, ia doli të bënte dikë të lumtur. Në fund të fundit, ky është qëllimi, edhe nëse realizohet përmes humorit në “Portokalli”.

Share With:
Translate »
846 Views